“Gejzeri fluturues”, një nga surprizat e Nevadas -Albpress Daily News
Published On: Sht, Gus 11th, 2018

“Gejzeri fluturues”, një nga surprizat e Nevadas

“Gejzeri fluturues” gjendet në veri të Nevadas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është një vend i mrekullueshëm, në mes të Shkretëtirës së Zezë. Gejzeri është krijuar rastësisht më 1964 pasi që një kompani e energjisë gjeotermike po gërmonte gjatë një testimi në atë vend.

Sipas raportimeve të mëvonshme, pusi i gërmuar u mbyll në mënyrë të gabuar. Më pas, uji i nxehtë shpërtheu nga nëntoka dhe çdo vit rritet për disa centimetra. Tani uji ngritët deri në dy metra lartësi.

Sedimentet e krijuara nga karbonati i kalciumit dhe algave termofilike janë gati gjashtë metra të gjata dhe kanë ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe.

“Gejzeri fluturues” aktualisht nuk është në dispozicion për qasje publike, mirëpo kush dëshiron ta vizitojë atë duhet të kontaktojë me “Friends of Nevada Black-High Rock”. Ata organizojnë udhëtime tre orëshe rreth gejzerit.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of