Fshati i braktisur që pret t'i kthehen banorët.... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Maj 23rd, 2018

Fshati i braktisur që pret t’i kthehen banorët….

Fshati Qafë Cërrik dikur numëronte 150-200 banorë, por si shumë zona të tjera të vendit, mungesa e kushteve minimale të jetesës, si rrugë e ujë i pijshëm bëri që zona të braktiset totalisht.

Sipas gojëdhënave ndërtesat e para në këtë fshat datojnë në vitet 1700. Ndërtesat karakteristike, të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë plot dinjitet, të japin përshtypjen që janë ende në pritje të rikthimit të banorëve të tyre.

Ata që lindën në atë zonë vështirë se e harrojnë atë, nuk janë të paktë ata që duan të rikthehen, kryesisht mosha e mesme, ndërsa fëmijët do ta harrojnë prejardhjen, edhe pse bëhet fjalë për një zonë me bukuri të rrallë.

I vetmi banor që stafi i Top Channel gjeti në fshat ishte një zotëri, i cili kthehej për t’u kujdesur për pemëtarinë, por që qëndronte aty vetëm pak orë, pavarësisht mallit dhe nostalgjisë për shtëpinë e të parëve, dhe për vendin ku u rrit.