FOTO+VIDEO/ Nis protesta e opozitës, mijëra shqiptarë në shesh, ja çfarë thotë Basha -Albpress Daily News
Published On: Sht, Maj 26th, 2018

FOTO+VIDEO/ Nis protesta e opozitës, mijëra shqiptarë në shesh, ja çfarë thotë Basha

Mijëra shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për t´iu bashkuar protestës së saj kundër qeverisë. Protesta nisi nga sheshi Skenderbej, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kreu demokrat, Lulzim Basha, i shoqëruar nga disa qindra mbështetës është nisur nga selia e PD-së, duke iu bashkuar protestuesve në bulevard.

Protesta e opozitës ka nisur tek ministria e Brendshme, me thirrje: Rama ik.

Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha mes protestuesve është shprehur se ‘Fatmir Xhafaj e mori përgjigjen mbrëmë’.