Published On: Hën, Qer 25th, 2018

FOTOT/ Ishulli në të cilin askush s’mund të shkojë

Pavarësisht sa kurioz mund të jenë njerëzit për të mësuar e për të parë gjëra të reja në botë, ka vende në të cilat nuk mund ta vënë asnjë hap.

Ekziston një vend misterioz, një ishull në Islandë. Quhet Surtsey, dhe është formuar në vitin 1963 pas një shpërthimi të vullkanit i cili ka zgjatur 3 vjet.

Tani ishulli është duke u studiuar nga shkencëtarët. Fokusi i tyre është të kuptojnë se si u formua ekosistemi pa asnjë ndikim nga njerëzimi. Ka vetëm disa shkencëtarë që janë lejuar dhe kanë arritur të afrohen deri diku, e kjo e bënë të jetë një nga vendet më të pashkelura në botë.

Shkencëtarët thonë se deri të zbulojnë më shumë detaje rreth këtij ishulli dhe mundësisë për ta vizituar, s’do të lejohet askush të shkojë, por dyshojnë se edhe mund të zhduket. Madhësia e ishullit thonë se po shkon drejt zvogëlimit. Vrojtimi i fundit ka qenë në vitin 2007 dhe tregon lartësinë maksimale në 155m mbi nivelin e detit.

Ishulli po studiohet intensivisht edhe nga vullkanologët, botanistët dhe biologët.

Ishulli thonë se ka gjasa të zhduket tërësisht në një të ardhme të afërt. Vlerësimet për këtë janë bërë duke u bazuar në shkallën e erozionit.