Published On: Enj, Qer 14th, 2018

FOTO/ Veliaj u qëllua me vezë, por ka një mesazh: Stërvituni më shumë, nuk më kapi asnjëra

Kryebashkiaku Erjon Veliaj u qëllua me vezë përpara se të niste takimin me aktorët, artistët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile për Teatrin Kombëtar.

Por pak minuta pas sulmit, ku Veliaj i shpëtoi të paktën 3 goditjeve, ai ka zgjedhur të bëjë një batutë duke ironizuar të rinjtë.

“Dolët huq, me atë nishan që ju çoi Luli, hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë . Kur e përballoj me sportvitet sulmin “alla ISIS”, pranoni me sportivitet batutën time, duhet të stërviteni më shumë”, tha Veliaj.