FOTO/ Veliaj takon kryebashkiakun Tarlos: Budapesti, histori suksesi në Europë -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 14th, 2018

FOTO/ Veliaj takon kryebashkiakun Tarlos: Budapesti, histori suksesi në Europë

Tirana dhe Budapesti do të thellojnë bashkëpunimin mes tyre në zbatimin e projekteve me rëndësi të përbashkët, veçanërisht në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm, pastrimit, transportit publik, kulturës dhe turizmit.

Së shpejti, në Budapest do të vendoset monumenti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në vendin ku sot ngrihet edhe monumenti i Janosh Huniadit, heroit kombëtar të Hungarisë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Budapestit, István Tarlós, të cilit në shenjë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy qyteteve, i dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit”.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për të punuar sëbashku në mjaft çështje me interes dhe rëndësi për dy kryeqytetet.

“Marrëdhënia jonë me Budapestin është e shkëlqyer, jo vetëm prej miqësisë, por edhe projekteve konkrete që kemi mes Tiranës dhe Budapestit. Budapesti ka qenë një histori suksesi në të gjithë Europën, për mënyrën se si funksionon, pastërtia, transporti publik dhe transformimi urban. Sot është një ditë e shkëlqyer për marrëdhëniet mes dy qyteteve dhe mezi presim të bëjmë akoma më shumë”, tha Veliaj.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of