Published On: Enj, Qer 7th, 2018

FOTO/ Sot Kuvendi, ja çfarë pritet të ndodhë…

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e rradhës, ndërsa priten debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të lejojë zhvillimin normal të punimeve, duke e kushtëzuar këtë me largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Javën e kaluar tensionet në sallën e Kuvendit erdhën pasi drejtuesi i seancës, Gramoz Ruçi, mbylli mikrofonat e deputetëve të opozitës, me pretendimin se ishin jashtë rendit të ditës.

Opozita edhe sot ashtu si në javët e fundit pritet të zaptojë foltoren e Kuvendit, ndërsa fjalimet e ligjvënësve të saj do të transmetohen drejtpërsëdrejti në rrjetet sociale.

Nuk dihet se cili do të jetë skenari që do të përdorin ligjvënësit demokratë dhe ato të partive të tjera opozitare në fillim të seancës, por ajo që mund të thuhet është se edhe sot nuk do të ketë një seancë normale të punimeve parlamentare.

Kjo është paralajmëruar edhe nga zhvillimet që ka pasur në mbledhjet e Komisioneve, ku deputetët bllokuan punimet në pothuajse të gjitha mbledhjet.