Published On: Mar, Qer 12th, 2018

FOTO/Si zhvillohet jeta në vendin e Kim Jong-un

Të gjithë janë kurioz të dinë si është jeta në Korenë e Veriut. Por një fotografe, e cili kaloi 10 ditë në Phenian në vitin 2015 i ka dhënë botës një paraqitje të shkurtër brenda vendit misterioz.

Mindy Tan kaloi kohë në kryeqytet dhe në fshat dhe përzgjodhi fotot më interesante te jetës së këtij kombi.

Ajo tha se: Nuk mund të them se kam parë gjithçka, por më kanë lejuar më shumë liri veprimi për të bërë vëzhgimet e mia, raporton “The Sun”.

“Unë jam e kënaqur që kam qenë atje për të dëshmuar atë që unë kam parë”, tha Mindy Tan.

Fotografitë e saj në Korenë e Veriut tregojnë një botë të gjallë e të ndritshme që është e rrethuar nga malet. Në një imazh shfaqen ushtare femra me uniformë që ecin në rrugë.

Puna e fotografes përqendrohet në jetën e përditshme dhe rutinat e përditshme të njerëzve në Azi.

Ajo filloi karrierën e saj si gazetare gazetash, më pas u bë një fotografe e suksesshëm komerciale dhe dokumentare.