Published On: Mër, Kor 11th, 2018

FOTO/ Shkoi në Meksikë për të festuar përvjetorin e martesës, vritet sapo del nga restoranti

Një grua amerikane u qëllua për vdekje në Meksikë, ndërsa gjendej aty me burrin e saj për të festuar përvjetorin e parë të martesës.

Tatiana Mirutenko, 27 vjeçare, ishte duke u larguar nga restoranti, së bashku me burrin dhe miqtë e saj, në momentin që u qëllua dhe mbeti e vdekur.

Zyrtarët meksikanë thanë se dy burrat që qëlluan nga motoçikleta kishin për qëllim që ta vrisnin një roje të një lokalit afër. 46 vjeçari për të cilin plumbat ishin të menduar, shpëtoi nga të shtënat.

Institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdimisht lëshojnë vërejtje që të ketë kujdes gjatë udhëtimeve në Meksikë, dhe në fakt ata sygjerojnë vetëm pesë sosh.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of