Published On: Enj, Kor 12th, 2018

FOTO/ Samiti i NATO-s, Rama takon Trump…

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte Presidentin amerikan Donald Trump gjatë Samtit të vendeve të NATO-s, i cili po mbahet në Bruksel.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Rama, i cili ka bërë publike një foto në profilin e tij, teksa shihet me Trump.

“Foto e ditës”, ka qenë komenti i kreut të qeverisë.

Ndërkaq nga ana tjetër, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of