FOTO/ Rita Ora ndryshon look-un para nisjen në Tiranë, ja kush e shoqëron… -Albpress Daily News
Published On: Die, Qer 3rd, 2018

FOTO/ Rita Ora ndryshon look-un para nisjen në Tiranë, ja kush e shoqëron…

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është nisur për në Tiranë pak orë më parë, direkt nga Londra.

Nisjen për në Shqipëri kengetarja me origjine shqiptare e ka bërë publike në profilin e saj në “Instagram”.

Përveç fakti se po vjen në Tiranë, këngëtarja na ka treguar se ka bërë edhe një ndryshim në look. Rita ka vendosur të vijë ta mbajë koncertin në sheshin “Skënderbej” me flokë të kuqe.

Gjithashtu ajo ka treguar se në këtë udhëtim për në Shqipëri po e shoqëron edhe babai i saj.