Published On: Mar, Kor 3rd, 2018

FOTO/ Parashikimi i motit, nuk ka reshje por rrezikohemi nga…

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga zjarret. Sipas IGJEUM, ky rrezik është i moderuar për qarkun e Fierit dhe i ulët në qarqet e tjera. Sinoptikanët thonë se për dy ditët në vijim, në përgjithësi, nuk priten reshje, përjashtuar zonat malore në Veri, ku mund të ketë ndonjë reshje lokale.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e martë, dt.03) dhe nesër (e mërkurë, dt.04), pritet rrezik “I MODERUAR” në qarkun e Fierit dhe “I ULËT” në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-perëndim), qarku Durrës (Jug), qarku Tiranë (Perëndim), qarku Elbasan (Perëndim), qarku Korçë (Lindje), qarku Vlorë (Veri) dhe qarku Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditёs sё nesërme.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.03) dhe nesër (e mërkurë, dt.04), në përgjithësi, nuk priten reshje, përjashtuar zonat malore në Veri, ku mund të ketë ndonjë reshje lokale (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Këto reshje mund të jenë në formën e një shtrëngate të shkurtër (në kohë), kryesisht pasditeve dhe në mbrëmje.

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 29 °C
në vendet e ulëta: 19 / 32 °C
në vendet malore: 16 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e martë, dt.03) dhe nesër (e mërkurë, dt.04) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet dhe në zonat malore.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of