Published On: Enj, Qer 7th, 2018

FOTO/ Paraqiti prokurën në turqisht, por ja ku ndodhet Adriatik Llalla

Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla po qëndron në Gjermani. Lapsi.al ka siguruar një foto të Llallës në një lokal në Bremen në shoqërinë e familjarëve të tij. Mësohet se në të njëjtin qytet jeton edhe motra e ish kryeprokurorit.

Fillimisht u tha se Llalla strehohej në Turqi. Shkak u bë një letër e shkruar në turiqsht, një prokurorë drejtuar Kolegjit të Apelimit (një nga organeve të vetingut), ku ai konfirmonte se përfaqësues i tij, do të ishte avokati Sokol Hazizaj.

Pasi zëvëndësimit që iu bë nga mazhoranca me Arta Markun, Llalla nuk pranoi të rikthehej në sistemin e drejtësisësi prokuror i thjeshtë dhe u dorëhoq me një letër dërguar presidentit.

Pavarësisht se nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë, vazhdon të jetë në diskutim çështja nëse Adriatik Llalla duhet t’i nënshtrohet vetingut apo jo. Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte që ish kryeprokurori nuk do t’i nënshtrohet vetingut, por pas ankimimit të Komisionerit Publik, një vendim i dytë pritet të merret nga Kolegji i Apelimit.

Në vitet e fundit në detyrë, Llalla u përfshi në një debat të fortë me ambasadorin amerikan Donald Lu, të cilin e quajti sorosist dhe akuzoi për ndërhyrje në çështje që ishin nën hetim. Nga ana tjetër, amabsadori Donald Lu e ka quajtur ish kryeprokurorin të korruptuar, madje ka paralajmëruar arrestimin e tij.