FOTO/ Maratona e Tiranës, momentet më pikante: Ja figurat e njohura që garuan... -Albpress Daily News
Published On: Die, Tet 7th, 2018

FOTO/ Maratona e Tiranës, momentet më pikante: Ja figurat e njohura që garuan…

Në Maratonën e Tiranës ishin pjesëmarres shumë prej figurave të njohura publike.

Këngëtari Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi i grupit “West Side Family” ishte një prej garuesve duke treguar një formë fantastike në këtë maratonë.

E nëse jemi mësuar që t’i shohim si moderatore duke i dhënë shumë hijeshi ekranit, dy prezantueset bukuroshe Nevina Shtylla dhe Xhesika Trola vrapuan sot krahas atletëve profesionistë në rrugët e qytetit të Tiranës.

Nuk mungoi as prezantuesja e lajmeve në ABC, Bruna Cifligu sëbashku me bashkëshortin e saj.

Një nga pjesët më të bukura të Maratonës së Tiranës ka qenë dhe pjesëmarrja e djemve dhe e vajzave në uniformë.

Mes ushtarakëve të shumtë pjesëmarrës në këtë garë, ishte edhe Gjeneralja e parë femër në Forcat e Armatosura të Shqipërisë në 106 vjet histori, gjeneral brigade Manushaqe Shehu si dhe shefi i Shtabit Bardhyl Kollcaku.

Pjesë e garës ishin edhe ambasadorë si dhe diplomatë të ndryshëm që punojnë në vendin tonë.

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues, 350 nga të cilët të huaj, nga 40 shtete të ndryshme, garuan në tre kategori: “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of