Published On: Die, Qer 24th, 2018

FOTO/ Kapet shqiptari në Itali me drogë, ja ku e kishte fshehur…

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, të cilit iu sekuestruan 50 kg marjuane.

Mediat italiane raportojnë se shqiptare po drejtonte një makinë frigoriferike kur u ndalua në Catania nga policia financiare.

Mediat raportojnë se E. I, lindur në 1989, shprehu shenja nervozizmi gjatë marrjes në pyetje, çka duket se ka ndikuar në ushtrimin e një kontrolli të imtësishëm në automjetin që drejtonte ai.

Lënda narkotike ishte fshehur në hapësirat e ftohta të furgonit frigorifer, i cili u ndalua në dalje të S. Gregorio. Lënda narkotike, nëse do të hidhej në treg, kushtonte 300 mijë euro.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar për t´u marrë në pyetje nga policia.