FOTO/ Berisha-Ramës: Mos u fshi tek Pandeliu, ja reagimi i Kryeministrit… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 7th, 2018

FOTO/ Berisha-Ramës: Mos u fshi tek Pandeliu, ja reagimi i Kryeministrit…

Kreu demokrat Lulzim Basha kërkoi gjatë seancës së sotme praninë e Edi Ramës në sallën e Kuvendit. Basha tha se Rama duhet të japë llogari para Parlamentit dhe nuk duhet të fshihet.

Kryeministri është paraqitur në seancë rreth 90 minuta pasi Kuvendi nisi punimet. Fotot e mëposhtme tregojnë se ai ka biseduar me ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, dhe më pas me atë të Diasporës, Pandeli Majko.

Por takimi me këtë të fundit ka tërhequr vëmendjen e ish-kryeministrit Berisha, i cili ka lëshuar batutën: mos u fshih tek Pandeliu.

Ndërsa Rama i është përgjigjur: çfarë po thua…