Published On: Mër, Qer 13th, 2018

FOTO/ Berisha ironizon Ramën: Ja me kë festove shndërrimin e PS në parti siçiliste

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në rrjet, në të cilën duket kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas tij, Rama e Dako ishin ulur tek Vollga, ndërsa me ironi shkruan se festonin shndërrimin e PS nga Partia Socialiste në atë Siciliste.

‘Tek Vollga, Noriega me Gjushin dhe kusur para 30 min po festojnë shndërrimin e Partisë Socialiste në Parti Siçiliste’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook, duke e shoqëruar edhe me fotografinë e mëposhtme.