Published On: Sht, Maj 26th, 2018

FOTO/ Basha: Mijëra shqiptarë kërkojnë dritën e së vërtetës, dielli ynë lind në Perëndim

Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalimin e tij para mijëra shqiptarëve që i janë bashkuar opozitës në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës, tha se në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e të vërtetës, për diellin tonë që lind në perëndim, për atë dritë që na u mohua në gjysmë shekulli komunizëm dhe na u mjegullua në këto 3 dekada e tranzicionit dhe na u bllokua nga retë e zeza të korrupsionit.

Fjala e Lulzim Bashës

Ndritna, zgjona!

Një shekull e gjysëm më parë, këto fjalë monumentale janë sot më të vërteta se kurrë.

Sot në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e të vërtetës, për diellin tonë që lind në perëndim, për atë dritë që na u mohua në gjysmë shekulli komunizëm dhe na u mjegullua në këto 3 dekada e tranzicionit dhe na u bllokua nga retë e zeza të korrupsionit.

Por atëherë kur është me errët njeriu e kërkon më shuam dritën.

Sot sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga perëndimi edhe pse ajo shkëlqen nga larg.

Ne jemi këtu për t’i treguar Europës, perëndimit, se qeveria bizantine që synon nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve. Ne jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa.

Përpjekja jonë nuk është përplasje mes qeverisë dhe opozitës, nuk është luftë për pushtet por përpjekje kundër sundimtarit shkatërruese.

Përpjekja jonë është beteje midis të mirës dhe të keqes, atyre që duan drejtësi dhe atyre që e kanë kapur drejtësinë, midis atyre që duan siguri dhe rend dhe atyre që kanë kapur shtetin.

Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, është dhunimi i të drejtave të qytetarëve, shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Sot nga ky sheh i kapur si kurrë më parë dëshmojnë se nuk e pranojmë autokracinë, krimin dhe drogën, ne dëshmojnë se demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta sjellin vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar!

(Thirrje nga protesta: Rama ik! Rama Ik! Rama ik!)

Kohë më parë popullit iu premtuan vende pune, por të vetmet vende pune që hapi kjo qeveri qenë fushat e drogës, e vetmja mirëqenie që krijoi qe luksi i shfrenuar për veten e saj. Iu premtua drejtësi, por e vetmja drejtësi që solli qe mbrojtja e kriminelëve. Ndaj shqiptarët po largohen çdo vit dhe qindra mijëra të tjerë ëndërrojnë të ikin!

Në vitet 90 shqiptarët ikën ndërsa sot ata po dynden drejt botës sepse nuk besojnë se nuk do të ketë më shpresë.

Shpresën që nuk e vrau komunizmi, e vrau Rilindja që është shprehje, projekt i një njeriu, urrejtës njerëzor, përçmues. Etja për pushtet, megalomania e injorancës, e futi vendin në zhytje dhe prapambetje ekonomike. Rilindja u ngrit mbi 4 gjëma antikombëtare dhe antieuropine:

Mbi zëvendësimin e Kushtetutës me sundimin personal dhe të korruptuar; mbi përqendrimin e  pasurive të vendit në pak duar;

mbi propagandën e shfrenuar për të fshehur të vërtetën. Rilindja nuk degradoi rrugës po ishte që në fillim një projekt për pasurim personal të një individi dhe grusht lakejsh.

Pas 5 vitesh pushteti nuk buron nga vota po nga paraja, forca e dhunës. Në këtë sistem, pushteti buron nga mashtrimi ndaj nuk është më pushteti i njerëzve po i një pakice të zhytur përditë e më shumë në krim, që zhvat përditë e më shumë paratë e shqiptarëve, që prodhon propagandë dhe mashtrime për të mbajtur në këmbë këtë pushtet kriminal dhe të korruptuar.

Gjithçka që fitohet me anë të së keqes, thellohet ndaj krimi thellohet dhe Ministrat e Brendshëm janë përherë të lidhur me krimin dhe drogën se ky pushtet i ka rrënjët tek krimi e droga, ndaj frytet e tij janë më shumë dëshpërim. Sot nuk duhet të ketë më asnjë iluzion se kjo qeveri mund të çlirohet vetë dhe përmirësohet vetë. Duhet të jetë e qartë për çdo shqiptar dhe gjithë botën se ka vetëm një rrugë largimi i kësaj qeverie nga njerëzit dhe populli i bashkuar!

(Thirrje nga protestueit: Rama ik! Rama Ik! Rama ik!)

Basha: Vëllezër e motra!

Në këto 30 vite, rrugëtimi ynë politik ka qënë plot ulje-ngritje, kemi kaluar nga euforia tek dëshpërimi….Ndaj sot ne nuk kërkojmë thjesht ndryshimin e qeverisë, por ndarjen e politikës njëhërë e mirë nga krimi, korrupsioni, e keqja, një qeveri që punon për njerëzit, për të ardhmen e tyre. Por asnjë qeveri nuk bëhet vetë e mirë. Pushtetin e bën të mirë vetëm frika nga populli! Të përparuara janë vendet ku qeveria e ka frikë popullin. Ndryshimi fillon kur populli nuk i zë besë pushtetit. Asnjë qeveri nuk duhet lënë pa mbiqkqyrje, sepse pushtetit abuzohet kur njerëzit nuk ngrihen në këm bë për të drejtat e tyre. Ne duhet të heqim dorë nga udhëheqësit e mëdhenj që rrahin gjoksin për bëma të mëdha, kemi nevojë për njërëz modestë që sillen si europianë dhe nëse nuk sillen si të tillë, duhet t’i ndërrojmë pa pritur që e keqja të bëhet mal!

Duhet të kemi besim tek vota. Kur njerëzit mendojnë se vota e tyre nuk sjell ndryshim, atëhërë vota nuk ka për të pasur vlerë!

Ne kemi nevojë për besimin tek vetja, tek forca jonë, tek energjia jonë, tek fuqia jonë. Ne kemi envojë të besojmë se ne mund të bëjmë Shqiëprinë, kemi nevojë të besojmë se mund ta mposhtim të keqen dhe të ndërtojmë të mirën. Nëse 5 vitet e fundit kanë treguar një gjë, është kjo se sa herë njerëzit janë bërë bashkë ata ia kanë dalë, qoftë edhe pak qindra. Mendoni sa mirë kur bëhemi bashkë me mijëra, me dhjetra mijëra, me qindra mijëra.

Kemi luftuar drogën dhe trafiqet, kapjen e shtetit, medias dhe ekonomisë. Ka qënë një përpjekje e mundimshme. Unë dhe ju kemi provuar çdo gjë, talljen, mashtrimin\m, dhunën, presionet, braktisjen, vetminë. Pushteti bëri gjithçka për të na larguar nga kjo përpjekje por Zoti dhe e vërteta na dhanë kurajën të vazhdojmë. Ja ku jemi sot bashkë në këtë demostrim të jashtëzakonshëm të aspiratës sonë për demokraci, vlerat evropiane, jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar. Nuk jemi këtu nga dëshpërimi, nga dobësia, kemi dalë në këtë shesh si triumfatorë sepse kemi triumfuar mbi frikën, gënjeshtrën, mashtrimin dhe propagadën, mbi krimin dhe propagandën.

Unë nuk jam për të kërkuar pushtet për vete, nuk jam këtu për të zaptuar, nuk jam për të qënë mbi ju, jam këtu për të marrë kurajo dhe për t’ju dhënë kurajo për të qënë një nga ju për të qënë bashkë me ju!”