Published On: Mar, Qer 12th, 2018

FOTO/ Basha feston 44 vjetorin e lindjes, ja surpriza që i bën Berisha dhe deputetët

Lulzim Basha ka festuar sot 44 vjetorin e lindjes.

Në sallën e mbledhjes së grupit parlamentar, Basha është ndeshur me një surprizë, teksa në tavolinën qendrore i është vendosur një tortë çokollate, e mbuluar me logon e Partisë Demokratike.

“Kryetar, gëzuar ditëlindjen”, ishte urimi i vendosur në tortë, e cila sipas burimeve nga PD është porositur nga deputetja Albana Vokshi.

Basha ka falenderuar kolegët për surprizën, ndërsa ka shkëmbyer batutat e rastit me deputetin e Beratit, Astrit Veliaj.

Ndërkohë ish-Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur t’i dhurojë Bashës një stilograf.