FOTO/ Basha e mundi sot Ramën në… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Maj 24th, 2018

FOTO/ Basha e mundi sot Ramën në…

Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë shkëmbyer sot akuza të forta në distancë mes tyre. Basha mbajti një fjalim nga salla e Kuvendit, i cili u transmetua në rrjet, ndërsa Gramoz Ruçi kishte ndërprerë seancën.

Pak minuta më pas, pasi rinisi seanca, fjalën e ka marrë Edi Rama që i është përgjigjur Bashës, ndërsa akuzoi opozitën si bllokuesen e hapjes së negociatave.

Por sa persona patën ndjekës në rrjet Basha dhe Rama gjatë fjalimit të tyre? Referuar shifrave, Basha duket se ka mundur Ramën duke pasur rreth 9 ndjekës më shumë.