FOTO/ Banorët e Ishmit në protestë, një ditë para festën së Shën Ndout paralajmërojnë… -Albpress Daily News
Published On: Mar, Qer 12th, 2018

FOTO/ Banorët e Ishmit në protestë, një ditë para festën së Shën Ndout paralajmërojnë…

Banorët e njësisë administrative Ishëm, kryesisht të fshatit Shetaj, kundërshtojnë bllokimin e rrugës nga Kisha Françeskane.

Kalimi me pagesë në rrugët që të çojnë në zonën turistike të Kepit të Rodonit, nga ana e Kishës Françeskane që pretendon pronsinë e zonës, por edhe bllokimi i rrugës së shkurtër që të nxjer në det, ka sjellë reagimin e banorëve.

Dhjetra banorë u ngritën në protestë duke kundërshtuar tarifimin e rrugës nëpërmjet të cilës banorët shkojnë në punë, peshkim, të kryejnë ritet fetare në kishë etj.

Protestuesit tentuan të largojnë blloqet e mëdha të gurëve me forcë për të hapur rrugën, që sipas tyre është ekzistuese dhe jo pronë e kishës.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore, ndërsa kërcënojnë se nëse nuk merret asnjë masë gjatë ditës së sotme, ata do të bllokojnë besimtarët që kalojnë për të shkuar në Kishën Françeskane, e cila nesër ka festën e Shën Ndoit.

Nesër në festën e Shën Ndout, situata pritet të agravohet, ndërsa efektivë të shumtë pritet të jenë të pranishëm për shmangien e ndonjë incidenti. Banorët thonë se do t’i përgjigjen me të njëjtën monedhë kishës nëse nuk zhbllokon sot rrugën që të çon në det.