FOTO/ Arrestohet autori i masakres ne Selenice... -Albpress Daily News
Published On: Sht, Gus 11th, 2018

FOTO/ Arrestohet autori i masakres ne Selenice…

Policia arrestoi pas shume oresh kerkimi autorin e masakres me 8 te vrare ne Selenice. Mbi 100 punonjës policie ishin në terren për të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 8-fishtë në Resulajt të Selenicës, 24-vjeçarin Ritvan Zykaj.

Forcat e policisë lokale, Renea dhe FNSH fill pas ngjarjes rrethuan fshatin per kapjen e kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij.

“Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës”- njofton policia.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of