Fjalët emocionuese të Ramos për Ronaldon: Ke fituar vend special... -Albpress Daily News
Published On: Mar, Kor 10th, 2018

Fjalët emocionuese të Ramos për Ronaldon: Ke fituar vend special…

Përmes një komunikate për mediat Real Madrid sot ka konfirmuar largimin e Cristiano Ronaldo-s nga ekipi i tyre duke kaluar kështu në Juventus.

Pas kësaj, mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos, ka reaguar në rrjetet sociale me disa fjalë shumë emocionuese lidhur me Ronaldon.

Ramos ka theksuar se Ronaldo tashmë ka fituar një vend special në historinë e Realit.

“Cristiano, golat e tu, numrat tuaj dhe gjithçka që kemi bërë së bashku flasin vetë. Ti ke fituar një vend special në historinë e Real Madrid-it. Si madrilenë do të kujtojmë gjithmonë ty. Ka qenë kënaqësi të luaj përkrah teje. Shumë përqafime dhe fat të mbarë”, ka shkruar Ramos.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of