Published On: Hën, Maj 14th, 2018

Farmacistët në protestë para Kryeministrisë, e para e këtij lloji…

Farmacistët nga i gjithë vendi do të protestojnë sot para Kryeministrisë. Protesta e thirrur nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë është e para e këtij lloji në vend në 27 vite kundër qeverisë Rama. Protesta ka si qëllim të detyrojë qeverinë të ndryshojë listën e barnave të rimbursueshme, e miratuar së fundmi pa asnjë diskutim me grupet e interesit. Sipas farmacistëve, lista në fjalë përfshin medikamente të cilat tregtohen me pothuajse gjysëm ccmimi ndërsa diferenca mes ccmimit real dhe atij që tregtohet nuk rimbursohet nga shteti.

Ata kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

TUBIM PAQESOR i TE GJITHE FARMACISTEVE TE SHQIPERISE.

Te dashur kolegë,

Ju rikujtojme se me kerkesen e te gjithe kolegeve te cilet jane skeptike mbi rezultatin pozitiv te negociatave, diten e Hene me date 14.05.2018, ne oren 11:00, ne Tirane do zhvillohet nje tubim paqesor (me bluzat e bardha veshur) perpara Keyeministrise per te kerkuar zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes se kontrates, listes dhe problemeve te tjera te sistemit farmaceutik.

Gjithashtu farmacistet kane konfirmuar se nga ora 11:00-13:00, do pezullojne sherbimin ne te gjithe vendin.

Grumbullimi do behet ne oren 11:00 para Hotel Tirana.