Published On: Mër, Gus 2nd, 2017

Fajdet në përmasa shqetësuese

​Fenomeni i fajdeve ka shënuar një rigjallërim vitet e fundit dhe ky fakt konfirmohet lehtësisht teksa në Tiranë mund të gjesh zyra që ofrojnë këtë lloj shërbimi.

Ato ndodhen në rrugë kryesore, duke sfiduar si inspektorët tatimore, por edhe Policinë e Shtetit, të cilat kanë për detyrë të verifikojnë ligjshmërinë e këtij lloj aktiviteti, që në jo paka raste ka gjeneruar kriminalitet. Fenomeni i fajdeve është i përhapur edhe në internet. Kjo është një faqe facebooku që ofron borxh me fajde. Sipas të dhënave, shumat variojnë nga nevojat e qytetarëve dhe çdo gjë ofrohet nëpërmjet një kontrate tek noteri, por edhe me garancinë përkatëse, ose kolateralin.

Por si funksionin ky lloj tregu?

Dhoma Kombëtare e Notëreve na tregon se pranë zyrave të tyre paraqiten huadhënësi dhe huamarrësi dhe nënshkruajnë një deklarate noteriale për marrjen e një shumë parash, kohën e kthimit të tyre si dhe garancinë, në rast se ka. Po në asnjë rast deklarata nuk përmban kamata. Në kushtet kur bankat kanë shtrënguar ndjeshëm kriteret për të dhënë kredi, njerëzit në nevojë për para përpiqen të gjejnë rrugë qoftë edhe informale për të zgjidhur hallin.

Fenomeni është prezent. Është shqetësues. Normat qe ato ofrojnë janë deri ne 10 here me shume se bankat, ndonëse në Shqipëri operojnë 16 banka, në këtë treg nuk ka konkurrencë. Thuajse të gjitha bankat operojnë në të njëjta kushte, duke e bërë marrjen e një kredie një mision të pamundur. Ndërsa Banka e Shqipërisë, si autoriteti përgjegjës ndër vite ka dështuar në ofrimin e nje tregu konkurrues./vizionplus