Published On: Sht, Jan 13th, 2018

“Fair play” i lojtarëve të Beshiktashit, Sowe shënoi me portën bosh

Share This
Tags

Në miqësoren e zhvilluam mes Beshiktashit dhe Skënderbeut, me rezultat përfundimtar 3-2 për skuadrën turke ka ndodhur një diçka e pazakontë. Në rastin e golit të parë të shënuar nga Mustafa Petkemek, mbrojtësi i skuadrës korçare, Jashanica, ndodhej i dëmtuar dhe të gjithë shokët e tij të të skuadrës ishin të shqetësuar për shëndetin e mbrojtësit, duke qenë inaktivë në fazën mbrojtëse.

Për këtë episod ka patur reagim nga futbollistët e Skënderbeut ndaj gjyqtarit, me pretendimin se nuk duhej vijuar loja.

Goli natyrisht është konsideruar i rregullt, por futbollistët e Beshiktashit, të udhëzuar nga trajneri i tyre, janë treguar “fair play”, teksa me rinisjen e lojës nga qendra, Ali Sowe ka avancuar i pashqetësuar nga kundërshtarët, duke barazuar 1-1.