Euronews: Plehrat e Shqipërisë ndotin edhe bregdetin fqinj -Albpress Daily News
Published On: Sht, Dhj 30th, 2017

Euronews: Plehrat e Shqipërisë ndotin edhe bregdetin fqinj

Shpërndaj
Tags

Euronews trajton problemin e plehrave në Shqipëri. Sipas ketij reportazhi kjo çështje shqetëson tashmë edhe vende të tjera të rajonit dhe që mund të bëhet gjithashtu pengesë për integrimin e vendit në BE.

“Shishe plastike, kanaçe dhe të gjitha llojet e plehrave kanë mbushur bregun, sjellë nga rryma e lumenjve dhe përrenjve pas shirave të shumta në javët e fundit. Mbeturinat e sjella në det nga lumenjtë e Shqipërisë thuhet se kanë shkuar qindra mijëra lart në veri deri në portin e Dubrovnikut, në Kroaci”, thotë Euronews.

Ambientalistët në vendin tonë e shpjegojnë këtë situatë me mungesën e politikave të duhura për menaxhimin e mbetjeve.