Published On: Enj, Gus 10th, 2017

Erjon Veliaj: Marrëdhënie me Ilir Metën ndryshoi kur u bë President

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka pranuar se raporti i tij me ish-Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, ka ndryshuar pas zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të vendit.

Ndësa ka pohuar se ka pasur një marrëdhënie shumë korrekte me Metën, kryetari i Bashkisë sqaron se ndoshta në ndryshimin e saj ka ndikuar edhe fakti se LSI brenda 1 muaji ndryshoi 3 kryetarë.

“Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me LSI, e kam një marrëdhënie shumë të mirë me LSI. Duhet të pranoj se me z. Meta kam pasur një marrëdhënie jashtëzakonisht korrekte, nuk kam asnjë kompleks që ta them këtë, pavarësisht se si shkuan gjërat politike në fushatë.

Diçka ndryshoi me ikjen e Ilir Metës në presidencë. Dhe duhet ta them këtë apriori, unë e mirëkuptoj. Pra një parti që në një muaj ndërroi tre kryetarë,  Ilir Metën, Petrit Vasilin, Monika Kryemadhin, sigurisht që do kohë që të axhustohet.

Dhe ia dedikoj këtë lapsus, këtë keqkuptim, këtë mosmarrëveshje këtij axhustimi të një partie që në një muaj ndërroi kryetarët. Unë sigurisht ndihem mirë që arsyeja triumfoi.

A do kisha dashur, që jo vetëm për ujin, LSI të votonte të paktën për kreditë e buta? Ishte një program i shkëlqyer që u drejtua me porosi të veçantë nga ana ime nga nënkryetarja e bashkisë”, theksoi Veliaj.