Erdogani bën deklaratën e fortë: Po marrim kontrollin edhe në Shqipëri -Albpress Daily News
Published On: Hën, Maj 14th, 2018

Erdogani bën deklaratën e fortë: Po marrim kontrollin edhe në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë ditën e djeshme lidhur me Shqipërinë.

Duke folur para studentëve të huaj, të cilët studiojnë në Turqi, Presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan u shpreh se dita-ditës vendi po bëhej gjithnjë e më i fuqishëm, ndërsa nuk ka hezituar për të ndërhyrë edhe në punët e brendshme të Shqipërisë.

‘Sigurisht, ne vazhdojmë bisedimet. Herët a vonë ne do ta shkatërrojmë këtë lëvizje. Çdo ditë ne avancojmë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore’, shtoi ai.

Duke folur për studentët nga jashtë, të cilët shkollohen në universitetet në Turqi, Erdogan tha se në vend janë aktualisht 115 mijë studentë të huaj, ndërsa objektivi është që numri i tyre të arrijë në 350 mijë.

Duke iu referuar vendit tonë, Presidenti turk u shpreh se Shqipëria për fat të keq është nën një lloj të pushtimit të organizatës terroriste FETO, por megjithatë ai tha se po vazhdohej procesi për të shkatërruar këtë lëvizje.

Edhe pse Shqipëria është një vend i pavarur, duke se miqësia mes Edi Ramës dhe Erdoganit, i ka dhënë këtij të fundit guximin për të komentuar dhe ndërhyrë në punët e Shqipërisë.