Ekstradimi në Serbi i Ballist Morinës/Ja veprimi i parë i ministrit të Brendshëm... -Albpress Daily News
Published On: Sht, Kor 29th, 2017

Ekstradimi në Serbi i Ballist Morinës/Ja veprimi i parë i ministrit të Brendshëm…

Ministri i Punëve të Brendshëm Dritan Demiraj mësohet se ka zhvilluar një takim me ambasadoren kroate në Tiranë, pas vendimin që ka dhënë një gjykatëse kroate për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.
“Lidhur me çështjen e arrestimit për efekte esktradimi të shtetasit shqiptar Ismail Morina, Ministri i Puneve të Brendshme, Dritan Demiraj, që një muaj më parë sapo është njohur me ndalimin e tij, ka marrë mënjëherë kontakt me ambasadoren kroate në Tiranë znj. Sanja Bujas-Juraga, të cilën e ka informuar në detaje për cështjen në fjalë”- njofton Ministria e Brendshme.

Po ashtu, ka qenë familja e Morinës, bashkë me ministrin që kanë bërë të mundur vënien në dispozicion të autoriteteve kroate dokumentacionin që dëshmon përdorimin politik të kësaj çështje.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj po vijon me intensitet përpjekjet për zgjidhjen në rrugë ligjore të kësaj cështje, duke kërkuar nga autoritetet kroate që çështja të gjykohet drejt”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.