Edi Rama kunder ministrit teknik te Drejtesise: S´merr dot vendimi pa i miratuar une -Albpress Daily News
Published On: Pre, Gus 4th, 2017

Edi Rama kunder ministrit teknik te Drejtesise: S´merr dot vendimi pa i miratuar une

Zyra e Kryeministrit njofton se shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë.

“Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë.
Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun”, thuhet në reagim.

Ministri i Drejtësise, Gazment Bardhi doli sot me nje deklarate te forte kunder kryeministrit Edi Rama lidhur me thirrjen e tij te prere per doreheqjen e te gjithe krereve te hipotekave.

“Duke vlerësuar se dorëheqjet vijnë në vijim të konstatimit publik të Kryeministrit tëShqipërisë, se këta funksionarë publikë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat eqytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individuale me njërëzit, Ministri i Drejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm, për pezullimin e procedurave tëmiratimit të dorëheqjes së tyre, deri në përfundimin e një hetimi të plotëadministrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë.”, thuhej ne urdhrin e Bardhit.