Edi Paloka: Rama, zar i krimit… -Albpress Daily News
Published On: Pre, Qer 1st, 2018

Edi Paloka: Rama, zar i krimit…

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama në lidhje me përdorimin e strukturave të policisë për të survejuar kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Sipas Palokës, Edi Rama sot ka vërtetuar se është ‘zari’ i Agron Xhafajt.

“Fatkeqësia që i ka rënë këtij vendi me Edvinin është shumë më e madhe nga sa duket.

Për të qenë të sinqertë, krimi është ngatërruar shpesh në këmbët e politikës, nga të gjitha krahët. Por ajo që po ndodh sot është shumë e rëndë dhe e paprecedentë.

Opozita në denoncimet e saj mbi lidhjet e Edvinit me krimin, e ka cilësuar shpesh atë si ‘kapo’ si ‘kreu i kupolës’, si ‘bos i krimit’ etj.

Në fakt realiteti është shumë më i rëndë se kaq…

Edvin Rama nuk është ‘kapoja’, nuk është ai që mban nën urdhëra krimin.

Edvini është ZARI i krimit. Ai është nën urdhëra dhe përdoret nga krimi.

Sot, pas denoncimit që PD bëri lidhur me përdorimin e strukturave të policisë për të survejuar kreun e PD, Edvini nuk beri gjë tjetër përveçse vërtetoi që është dhe zar i Agron Xhafajt”, shkruan Paloka.