Published On: Enj, Gus 31st, 2017

Edi Paloka: Rama të gjejë vrimë ku të futet…

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, reagoi përmes një komenti në rrjetet sociale mbi deklaratat e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama për luftën ndaj krimit dhe sekuestrimit të aseteve të tij.

Paloka shpreht i bindur se Rama nuk mund të kapë dhe bllokojë asnjë kriminel, pasi kryeministri nuk gjen dot vrimë kutë futet prej tyre.

Ai shprehet se sot makinat e blinduara i ka Rama, Tahiri dhe kriminelët më të njohur në vend, të cilët kanë marrë leje nga shteti për të pasur të tilla automjete.

“Rama do kapë kriminelët ?! Do iu bllokojë makinat dhe asetet?! Kriminelët “të gjejne vrimë ku të futen”?!
Cilët kriminelë do të eleminojë Rama? Ata që me makina të blinduara, nën mbrojtjen e policisë, shpërndanin paratë e drogës e blinin votat për Ramën ?
Kush i ka pajisur kryekriminelët me makina të blinduara në gjithë vendin?
Për makinat e blinduara duhet leje e posaçme . Pa dhene leje “shteti” i Ramës askush nuk mund të ketë makine të blinduar. Nje makinë e mire e blinduar kushton edhe më shume se një Ferrari dhe sot këto makina në Shqipëri i zotrojnë Rama, Tahiri dhe shumica e kriminelëve më të njohur .
A do i bllokojë Rama këto? Sigurisht që jo!
Vërtetë beson Rama se ka njeri në Shqipëri apo në Botë, që nuk e di se droga kishte , jo mbështetjen, por nxitjen direkt nga Rama për t´u kultivuar dhe për t´u përdorur si aseti kryesor në blerjen dhe marrjen me dhunë të zgjedhjeve…
Prandaj Rama as nuk do të kapë e as nuk do të bllokojë ndonjë kriminel të vërtetë sepse për fat të keq është kryeministri ynë që nuk gjen dot vrimë se ku të futet prej tyre”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.