Published On: Enj, Maj 31st, 2018

E rrallë, mazhoranca braktis Kuvendin/ Opozita vijon denoncimet (Video)

Ajo që ka ndodhur sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë mund të konsiderohet një rast i rrallë. Kjo për faktin se deri më sot kishim parë opozitat parlamentare që bojkotonin ose largoheshin nga Kuvendi. Sot gjithçka ka ndryshuar, ata që janë larguar ishin deputetët socialist.

Mes tensioneve dhe një séance anormale, socialistët kanë miratuar pr/ligjet në rendin e ditës, ndërsa deputetët e opozitës qëndronin në foltoren e Kuvendit.

Votimi i tyre u bë paralelisht me fjalimet që deputetët e opozitës vazhdonin të mbanin në foltore.
Ndërkohë ligjvënës të opozitës vijojnë të mbajnë fjalime të cilat transmetohen në rrjetet sociale, duke kërkuar dorëheqjen ose largimin e Fatmir Xhafajt, zbatimin e ligjit anti-mafia për Agron Xhafajn dhe dënimin e dhunës ndaj gazetarit Bledi Kasmi.