Published On: Pre, Dhj 1st, 2017

“E ke gabim o zotëri, ti nuk na zgjidh gjë!” Ministri Xhafaj përplaset me qytetarët në autostradë

Shpërndaj
Tags

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka vizituar zonën e autostradës Tiranë Durrës, aty ku mbrëmjen e djeshme shumë qytetarë kanë parë tmerr me sy për shkak të përmbytjeve dhe paralizimit total të njëri prej akseve më të rëndësishme kombëtare.

Shumë banorë të zonës por edhe biznesmenë i janë ankuar Ministrit Xhafaj se situata është kritike dhe se shteti nuk ka vënë dorë për të lehtësuar përmbytjet. Madje njëri prej banorëve të zonës i është hakërryer Ministrit duke i thënë se ai nuk do të zgjidhë asgjë, në një moment kur e gjithë skena është xhiruar live nga media.

“E ke gabim, e ke gabim ti zotëri. Ti nuk do na zgjidhësh gjë. Permbytemi cdo vit, asnje zgjidhje nga bashkite. Kemi nje vit qe jemi ne emergjence”, iu drejtua banori Ministrit Xhafaj.

Madje njëri prej banorëve të zonës, një djalë i ri në moshë i është afruar Xhafajt. I riu ishte i përlotur. Ministri i është afruar dhe i ka dhënë numrin e tij personal duke i premtuar se do të jepet zgjidhje problemit të tij.