Published On: Die, Jan 7th, 2018

E dashura e mikut të ndjerë të Stresit sot ka nevojë për ndihmë

Share This
Tags

La një dhimbje mjaft të madhe jo vetëm tek familjarët e tij, por edhe tek e dashura dhe tek këngëtari i njohur Stresi, ndarja nga jeta e të riut Jetnis Dollapi.

Në gusht të 2016-ës, ai humbi jetën në një aksident. Pasi humbi kontrollin e motorit të cilin drejtonte duke u përplasur për vdekje me një mur anësor. E dashura e tij, modelja e njohur Nertila Kapo, poston vazhdimisht foto me të në rrjetet sociale, por së fundi ka kërkuar ndihmën e ndjekësve. Unaza e veçantë që Jetnisi mbante, i ka humbur familjarëve, dhe ajo ka bërë thirrje që kushdo ta ketë gjetur, do të marrë dyfishin e vlerës, vetëm t’ia dorëzojë familjarëve. Kujtimi i Jetnis është i lidhur ngushtë me unazën që ai kurrë nuk e hiqte nga gishti, e familjarëve i duket sikur kanë humbur sërish një pjesë të tij.

“Ka humbur kjo unaza qe i perkiste njerut tone qe nuk jeton me Jetnis Dollapi. Per ne dhe familjen e tij eshte nje kujtim i shtrenjt sepse nuk ka vlere monetare por nje kujtim te shtrenjt qe I ka lene familjes se vet.Ju lutem kush mund ta kete gjete i japim dyfish te vleres vetem ta kthej, Zoti ja u shperblefte. Ju lutem kontaktoni ne inbox. Me respekt Nertila”, shkruan ajo.

Jetnis Dollapi humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident me motor në lagjen “Kongresi i Lushnjes”. Ai ishte një nga miqtë më të ngushtë të reperit shqiptar Arkimed Lushaj, i cili vazhdimisht e risjell kujtimin e tij duke i dedikuar fjalë mjaft prekëse, shoqëruar me foto nga momentet që kanë kaluar së bashku.