Dy orë debat me pedagogët, Rama: Ta zgjidhëm bukën e gojës! Rektori i kthehet: Nuk vuaj për bukë -Albpress Daily News
Published On: Mër, Shk 14th, 2018

Dy orë debat me pedagogët, Rama: Ta zgjidhëm bukën e gojës! Rektori i kthehet: Nuk vuaj për bukë

Shpërndaj
Tags

Pre dy orësh në kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësues të senatit të Universitetit të Tiranës dhe pedagogëve, ku nuk kanë munguar dhe debatet mes tyre.
Kanë qenë pedagogët ata që i kanë kërkuar dhe përmendur disa prej problemeve institucionale që kanë universitetet që sipas tyre mund të rregullohen me ndërhyjë në ligjin përgjegjës, ndërsa kreu i qeverisë nuk i ka kursyer edhe ironitë e cinizmat.

“Urdhëro merre fjalën e më trego çfarë keni me qeverinë se bukën e gojës ta zgjidhëm”, i është drejtuar Rama rektorit Mynyr Konit.

Nuk ka vonuar përgjigja e Konit.

“Nuk e di kush ua ka thënë këtë por unë nuk vuaj për bukën e gojës”, iu kthye ai.

Nga ana tjetër, edhe më i ashpër ka qenë Dhori Kule, i cili u shpreh se kjo çështje është trajtuar në mënyrën më të keqe të mundshme, e për më tepër, sipas Kules, iu vjen turp të dalin në rrugë, pasi etiketohen si lypsarë, edhe pse janë figura të nderuara.

“Na vjen turp të dalim rrugës se na shikojnë si njerëzit që iu janë vonuar rrogat. Na shohin njerëzit dhe thonë “ore, këta janë ata që kanë ngelur pa lekë”. Sikur jemi lypsarë. Flitet atje në parlament për ne. Tallen me ne. Kush jua jep të drejtën? Është turp që problemet e universitetit t’i nxjerr në pazar. Hallet tona nuk na i zgjidhni dot ju, por ligji. Universiteti i Tiranës duhet ruajtur nga të gjithë. Ne nuk kërkuam takim me ju, por ishit ju që na thirrët”, tha Kule,

Ndërkohë ai u tregua i prerë se ligji për arsimin e lartë nuk do të ndryshohet pasi ka vetëm 3 vite që është vënë në zbatim.

“Mos fyeni inteligjencën time dhe të studentëve. Këto muhabetet nuk kanë në nivelin tuaj. Problemi nuk vjen nga ligji por zbatimi i ligjit. Dhe në zbatimin e ligjit përgjegjësia është e universitetit. Qeveria ka vetëm dy gjëra, të japë mbështetjeje financiare dhe të kontrollojë zbatimin e ligjit”, tha Rama në përfunim të fjalës së tij.