Durrës, nis takimi informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor/Ja çfarë do të diskutohet (video) -Albpress Daily News
Published On: Sht, Gus 26th, 2017

Durrës, nis takimi informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor/Ja çfarë do të diskutohet (video)

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur në në Durrës, ku do të zhvillohet një takim jo formal, që pason Samitin e Triestes, ku pritet të diskutohet mbi zbatimin e planit shumëvjeçar të veprimit për zonën ekonomike rajonale.

Të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn si dhe zv.presidentit i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Cyril Myller.

Sipas informacioneve, takimi është organizuar në disa sesione, ndërsa parashikohet një konferencë për mediat mes kryeministrit Rama dhe eurokomisionerit Hahn.

“Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, shkruan në njoftimin e saj të djeshëm zyra e shtypit e kryeministrisë.