Dorëhiqet shefi i ushtrisë serbe, zëvendësohet me një ushtarak të lindur në Kosovë -Albpress Daily News
Published On: Sht, Sht 15th, 2018

Dorëhiqet shefi i ushtrisë serbe, zëvendësohet me një ushtarak të lindur në Kosovë

Gjenerali Ljubisa Dikovic është larguar edhe zyrtarisht nga posti i shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë. Këtë post nga sot do ta ketë Milan Mojsiloviq.

Në një konferencë me gazetarë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq foli disa fjalë për biografinë e shefit të ri të ushtrisë. Ai përmendi një fakt se Mojsiloviq është i lindur në Kosovë.

“Kam pranuar kërkesën e Dikoviçit për daljen në pension. Dua ta falënderoj për marrëdhënien e tij me Serbinë dhe heroizmin dhe guximin që e kundërshtoi agresionin e NATO-s”, deklaroi Vuçiq.

Ndryshe, në biografinë e Milan Mojsiloviç tregohet se ai është i lindur më 3 gusht 1967 në Mitrovicë.

Poashtu, ai shërbeu si shef i Departamentit Operacional të Komandës së forcave operative të Armatës së Serbisë si dhe zëvendës komandant i Komandës së bashkuar operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandantit të Ushtrisë.

Në periudhën e një viti, nga tetori 2013, ai shërbeu si kryetar i grupit këshillimor ndërkombëtar në Qendrën për Bashkëpunim të Sigurisë RACVIAC.

Milani është i martuar dhe ka një djalë.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of