Published On: Mër, Gus 16th, 2017

Dorëhiqen ministrat teknikë të PD, ja proçedura që do të ndiqet

Ministrat teknikë në qeverinë Rama kanë paraqitur zyrtarisht dorëheqjet, 3 muaj pasi morën detyrat bazuar nëmarrëveshjen mes Kryeministrit dhe kreut të opozitës, që mundësia daljen e PD-së nga çadra dhe përfshirjen e saj në zgjedhjet e 25 qershorit.

Burime nga PD bëjnë të ditur për se ministrat janë udhëzuar të dorëhiqen, pasi kanë përfunduar edhe raportin mbi zgjedhjet.

Mësohet se dorëheqjet zyrtarisht do t´i jepen Kryeministrit Edi Rama ditën e enjte (17gusht), ndërsa ende nuk dihet sesi do të veprohet deri në krijimin e qeverisë së re në shtator.

Ndërkohë nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të ndërpresë pushimet për të pritur dorëheqjet, apo ato do t´i jepen Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Ligji përcakton se ministrat janë të detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre, çka sdo të thotë se nuk dihet nëse ministrat e propozuar nga PD do të vijojnë të mbajnë detyrat deri në fund, apo do të nisin dorëzimet nga dita e nesërme.