Dorëheqja e Xhafajt, në protestën e opozitës edhe reperi i njohur… -Albpress Daily News
Published On: Mër, Maj 16th, 2018

Dorëheqja e Xhafajt, në protestën e opozitës edhe reperi i njohur…

Shpërndaj
Tags

Mbështetës të opozitës zhvilluan sot protestën e paralajmëruar para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt. Mes protestuesve të shumtë, ishte edhe Arkimed Lushaj, i njogur me emrin e artit, Stresi.

Ai gjendet krah qytetarëve të thjeshtë të cilët janë shfaqur me pankarta në duar.

Stresi, është parë mes turmës së njerëzve duke komunikuar me drejtorin e Policisë së Tiranës Alfred Skënderi dhe duke iu kërkuar në emër të protestuesve t’i lejojë të hyjnë në Ministrinë e Brendshme për të vazhduar revoltën e tyre.

Protesta po organizohet menjëherë pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, i cili pohoi se nuk do të ketë një dorëheqje të ministrit Fatmir Xhafa.

Jo më larg se pasditen e djeshme Partia Demokratike ka bërë publike një audio  të vëllait të ministrit, Agron Xhafaj ku dëgjohet të bisedojë me një trafikant droge për një rrugë drejt Italisë.