Dokumentet/ Pasuria, Veliaj deklaron vetëm pagën. Ajola Xoxe ka rritur të ardhurat… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Kor 9th, 2018

Dokumentet/ Pasuria, Veliaj deklaron vetëm pagën. Ajola Xoxe ka rritur të ardhurat…

Prej vitit 2015, Erion Veliaj drejton Bashkinë e Tiranës, ndërsa prej 2013-ës kur u zgjodh deputet dhe ministër i Mirëqënies Sociale, ai është subjekt i deklarimit të pasurisë së tij.

Në deklarimin e tij të parë, Veliaj ka treguar se zotëronte një apartament dhe dy makina. Njëra prej tyre është shitur në dhjetor të vitit 2017.

Por si ka shkuar pasuria e tij deri në vitin 2017?

Kryebashkiaku i Tiranës ka deklaruar të ardhura vetëm nga paga dhe rimbursimet për shkak të udhëtimeve jashtë vendit.

E kundërta qëndron me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxe. Kjo e fundit e ka rritur mjaftueshëm pasurinë me disa llogari bankare.

Për më shumë, më poshtë keni tabelat e pasurisë të Erion Veliajt në vitin 2017.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of