Published On: Enj, Kor 27th, 2017

Doda shpërthen kundër Bashës: Bëhu njëherë lider partie, pastaj reago për PDIU-në

Pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Bashës në lidhje me qëndrimin e djeshëm të PDIU-së për disa vendime që u miratuan në mbledhjen e këshillit bashkiak, sot në emër të kësaj partie ka reaguar deputetja Mesila Doda.
Në postim në profilin e saj në Facabook, Doda shkruan se Basha nuk reagoi në raste të tilla siç ishin vjedhja e votave që iu bë PDIU në Tiranë ku humbi një mandat.

Reagimi

Kryetari I PD, ende ne bashkeqeverisjen e lugës se 18 qershorit, sot akuzoi PDIU per voten e saj ne Keshillin Bashkiak. Me se pari duhet ti kujtoj bashkekryetarit te qeverise qe duhet te kaloje ne opozite, te behet lider I PD, e me pas te kërkoje te behet lider I opozites.

Me duhet ti kujtoje se sot fale pazareve te tij me bashkëkryetarin tjetër te qeverise, një mandat i PDIU vlen 25.000 vota, duke e bere krejt te pabarabarte dhe diskriminuese garen mes nesh dhe partive te tjera.

Duhet ti kujtoj qe fale pazarit te tij te nates se 18 qershorit dhe abuzimit me ligjin e kodin zgjedhor sot PDIU I jane vjedhur 3 mandate dhe kane shkuar ne kosh 40.000 vota, duhet ti kujtoj se nuk e tha nje fjale e heshti si fija e barit kur PDIU kerkoi hapjen e kutive te Tiranes duke pare vjedhjen flagrante te mandatit te saj në Tiranë, por votoi pro moshapjes se kutive duke u bere e vetmja opozite ne bote qe nuk kerkon e nuk don transparence.

Sot vazhdon ende teatri I rradhes, ashtu si gjate gjithe fushates nuk godet ata qe jane ne qeveri, por ato qe nuk jane ne qeveri dhe ne fund fare si gjithmone… fajin e kane te tjeret…