Dita e fundit e afatit kalimtar veror në Ligën Premier – gjithçka që ndodhi -Albpress Daily News
Published On: Enj, Gus 9th, 2018

Dita e fundit e afatit kalimtar veror në Ligën Premier – gjithçka që ndodhi

Klubet e Ligës Premier i kanë bërë zyrtarizimet e fundit për afatin kalimtar veror të vitit 2018. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit është vendosur që afati kalimtar të mbyllet para fillimit të sezonit të ri në futbollin anglez, i cili nis të premten (10 gusht 2018, me ndeshjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Leicester Cityt).

Pas mbylljes së afatit kalimtar veror të këtij viti (e enjte, 9 gusht, ora 18:00), klubet nga elita e futbollit anglez nuk mund të blejnë më lojtarë, por do të mund të shesin futbollistë në ligat tjera, derisa afatet kalimtare të jenë të hapura.

Tashmë klubet e Ligës Premier e kanë kaluar shifrën prej një miliard funtesh (1.11 miliard euro), por kanë shpenzuar më pak se ne vitin e kaluar, kur ishin shpenzuar 1.4 miliard funte (1.55 miliard euro).

Klubet nga ligat tjera angleze (Championship, League One dhe League Two) mund të huazojnë futbollistë apo mund të nënshkruajnë me lojtarë të lirë deri më 31 gusht.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of