BE dhe BERZH do të financojnë hekurudhën Tiranë-Durrës/ Ja linja e re... -Albpress Daily News
Published On: Mar, Maj 8th, 2018

BE dhe BERZH do të financojnë hekurudhën Tiranë-Durrës/ Ja linja e re…

Shpërndaj
Tags

Një lajm i mirë vjen për hekurudhën shqiptare.

Bashkimi Europian dhe Banka Evropiane për Zhvillim do të financojnë 35.5 milionë euro për të përmirësuar linjën hekurudhore Tiranë – Durrës.

Gjithashtu bëhet me dije se do të ndërtohet edhe një linjë e re hekurudhore Tiranë – Aeroporti Nënë Tereza.

Projekti pritet të prezantohet nesër me pjesëmarrjen e zv.Ministrit të Financave, Erjon Luçi, Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm i Zgjerimit, DG NEAR, dhe Matteo Colangeli, Drejtor i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë.