Detajet/ Krim i dyfishtë në Tiranë, i riu vret një vajzë dhe më pas veten… -Albpress Daily News
Published On: Pre, Qer 8th, 2018

Detajet/ Krim i dyfishtë në Tiranë, i riu vret një vajzë dhe më pas veten…

Një krim të dyfishtë ka ndodhur në Tiranë paraditen e sotme.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në zonën e Don Boskos, ku një i ri ka vrarë një vajzë dhe më pas edhe veten.

Autori i dyshuar i krimit ka humbur jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur përballe kishës në zonen  e Don Boskos

Mësohet se vajza e re ka vdekur në vend, ndërsa djali raportohet se ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin Ushtarak.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ja informacioni paraprak i policisë

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.