Published On: Mër, Kor 11th, 2018

Detabet/ Marku raporton në Komisionin e Ligjeve, i shmanget pyetjeve të opozitës: Nuk e di…

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka shmangur pothuajse të gjitha pyetjet e deputetëve të opozitës në Komisionin e Ligjeve, ku raportoi për gjendjen e kriminalitetit në vend. Në fakt raporti i Markut i përket vitit kur organi i akuzës drejtohej nga Adriatik Llalla, ndërsa pyetjet që i janë drejtuar Kryeprokurores kanë pasur të bëjnë me periudhën kur ajo është vendosur në krye të organit të akuzës.

Edi Paloka, nënkryetar i Kuvendit, e pyeti Arta Markun në lidhje me largimet e prokurorëve që po hetonin çështje të nxehta për ministra dhe deputetë socialistë, por ajo iu shmang pyetjes.

“Nuk më lejon ligji të ndërhyj në hetime.  Nuk kam dijeni për këtë gjë, lëvizjet e prokurorëve bazohen në ligj dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kam zbatuar me korrektesë ligjin dhe Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo vendimmarrje kontrollohet nga gjykata dhe secili prokuror mund t’i drejtohet asaj”, tha ajo.

Gjithashtu, Marku iu shmang një pyetjeve të drejtuar po nga Paloka, lidhur me rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke marrë borxh përgjigjen e pyetjes së parë të Palokës.

Deputeti demokrat e pyeti kryeprokuroren për rastin e vendosjes në dispozicion të një të akuzuari dhe të dënuari për trafik ndërkombëtar droge në mes të natës dhe lidhur me ekspertizën që lajmëroi Edi Rama duke shpallur falsitetin e videopërgjimit.

Paloka e pyeti direkt Marku: A e keni marrë Ramën për ta pyetur për ekspertizën e deklaruar prej tij?

“Nuk kam tagër të di për çështjen”, tha Marku.

Referuar përgjigjeve të dhëna nga Kryeprokurorja, deputeti Flamur Noka, Flamur Noka, deputet i PD-së, ka reaguar ashpër.

“A e dëgjuat zonjën që të thotë se është arrestuar apo është para drejtësisë një bandë e trafikut të drogës, një bandë apo strukturë e organizuar që angazhohet në mbjelljen e drogës?

A ka qënë e vërtetë që Prokuroria e Krimeve të Rënda deri kur erdhi zonja në atë drejtim të gjitha aksionet për kapjen e tonelatave të drogës i organizonte ajo dhe sot që kur ka shkelur zonja në atë karrige a keni dëgjuar që Prokuroria e krimeve të rënda të angazhohet në arrestime apo në kapjen e një sasie droge në Shqipëri?

Jo. Sepse të gjitha i kap vetëm Antimafia italiane dhe asnjë nuk kapet këtu. Pse u zhbë Prokuroria e Përgjithëshme, kjo është çeshtja.

Pse u zhbë Prokuroria e krimeve të rënda e cila ka pasur flamurin e luftës ndaj drogës dhe bandave të drogës në mandatin përpara se të vinte zonja? Kjo është çeshtja! Këto janë çeshtje për të cilat janë të shqetësuar edhe shqiptarët, sigurisht që jemi të shqetësuar edhe ne.

Këto janë çeshtjet për të cilat zonja duhet të na raportoje dhe të përgjigjet këtu, jo për hartime. Për hartime zotëri merreni tek partia ku e keni prokurore private, të ju lexojë hartime sëbashku me stafin e saj dhe vazhdoni. Këtu raportohet për çeshtje të cilat i ka detyrë ligjore, për çeshtje të cilat janë sensibilitet i opinionit public dhe sigurisht edhe i opozitës.

Duhet të raportojë pse sa u ul në karrige ajo mbylli çeshtjen e Saimir Tahirit? Pse nuk u apelua që ka qënë rregulli normal në prokurori, të apeloheshin të gjitha vendimet e shkallave të ulta. Pse nuk u apelua vendimi i Xibrakës?

Apo sepse sipas dyshimeve ton aka familjarë të kryeministrit të përfshirë. Pse nuk ka asnjë të dhënë për hetimin e 613 kg kokainë të kapur në Durrës dhe pse dështoi ai aksion.

Këto janë çeshtjet për të cilat duhet të flaës zonja këtu dhe jo të na tregojë përralla”, tha Noka.

 

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of