Deschamps: Ndalëm Messin, do ta ndalim edhe Belgjikën -Albpress Daily News
Published On: Hën, Kor 9th, 2018

Deschamps: Ndalëm Messin, do ta ndalim edhe Belgjikën

Franca ka mbushur bateritë për sfidën me Belgjikën! Francezët me çdo kusht e kërkojnë fitoren dhe të futen në finalen e madhe dhe pas 20 viteve të rikthejnë titullin e kampionit të Botës në Paris.

Optimizëm i madh te kombëtarja e Francës e cila beson se cilësia është në anën e tyre dhe shpresojnë në fitore.

Franca bëri pjesë në grupin C dhe nga tri ndeshje kishte shënuar dy fitore e një barazim. Fillimisht mundi 2:1 Australinë, pastaj 1:0 Perunë dhe në fund doli barazim (0:0) me Danimarkën, duke përfunduar e para në grup me 7 pikë.

Në të tetën e finales mposhti me rezultatin 4:3 Argjentinën apo ishte ndeshja më atraktive e këtij Botërori.

Francezët dëshmuan fuqinë në çerekfinale, duke e gjunjëzuar me 2:0 Uruguain, njëra nga kombëtaret me mbrojtjen më të fortë. Ndërkaq, nesër në orën 20.00 do të jenë përball belgëve, në ndeshjen që luhet në stadiumin St. Petersburg. Një derbi europian, dy nga skuadrat më të mira, që me meritë kanë arritur deri këtu.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, tha se nuk i trembet “Djajve të Kuq”. Sipas Deschamps, fakti që kanë arritur të ndalin një kampion si Lionel Messi është domethënës.

“Jemi përgatitur për çdo të papritur, pavarësisht se si rivalët tanë do të luajnë në këtë sfidë. Përgatitja është e njëjtë si për ndeshjet e tjera. Njësoj si kur mundëm Argjentinën dhe ndalëm Messin një javë më parë. Kante e bllokoi mjaft mirë argjentinasin, kjo është e vërteta dhe kur Leo luajti ndaj nesh, thuajse ishte inekzistent në fushë”, tha Deschamps.

“Belgjika nuk ka ardhur rastësisht deri këtu, është një skuadër e fortë dhe me shumë talente. Personalisht e respektoj shumë këtë ekip. Ndaj Brazilit bënë një ndeshje të madhe, me një plan loje specifik, duke përforcuar mesfushën dhe mbyllur hapësirat dhe brazilianët nuk arritën të depërtonin. Ka shumë gjasa që këtë gjë të bëjnë edhe ndaj nesh, por jam i bindur se do të jemi gati”, tha Deschamps.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of