"Der Standard": Fajtori kryesor për kaosin politik në Kosovë është "Krahu i Luftës", Dacic jep detaje për ndarjen e Kosovës -Albpress Daily News
Published On: Hën, Gus 14th, 2017

“Der Standard”: Fajtori kryesor për kaosin politik në Kosovë është “Krahu i Luftës”, Dacic jep detaje për ndarjen e Kosovës

Pas dështimit të tentativës së katërt për krijimin e qeverisë së Kosovës, një sërë mediash ndërkombëtare i kanë kushtuar rëndësi ngjarjeve në Kosovë. “Në parlamentin e Kosovës merrnin pjesë 53 nga 120 deputetët, andaj ishte e pamundur krijimi i qeverisë,” vijon më tej prestigjiozja austriake. “Sipas burimeve mediatike pritet të ketë zgjedhje të reja, ndërsa fajtori kryesor për kaosin politik janë “Krahu i luftës” i konkretizuar përmes koalicionit të udhëheqësve të UÇK gjatë viteve 90-të.”

Kosova në krizë të tejzgjatur

Më tej media austriake shkruan se kriza e stërzgjatur mund të ndikojë shumë keq në Kosovë, pasi “bllokohet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, i nxitur me ndërmjetësimin e BE.”

Pavarësisht se Kosova është njohur mbi 110 shtete, ministri i jashtëm serb Ivica Dacic kërkon të ndajë Kosovën.

“Veriu i banuar me serbët duhet ti ndahet Kosovës dhe ti bashkohet Serbisë,” shkruan Dacic për të përditshmen serbe “Novosti”, të hënën. Politika ndaj Kosovës deri tani ka rezultuar “tërësisht” e pasukseshme dhe me humbje.

Përveç ndarjes ai kërkon edhe ruajtjen e autonomisë për serbët e mbetur në Kosovën tjetër, si dhe ruajtjen e autonomisë së manastireve serbe si ato në gadishullin Athos të Greqisë.

Por nëse do ndodhte kjo, shqiptarët e Luginës së Preshevës do kërkonin bashkimin me Kosovën. Tentativat e ndryshimit të kufijve është mohuar katërcipërisht nga Uashingtoni dhe Brukseli./Bota sot