Deputetja e PD: Vetëm nga futja e parasë së zezë, vendi ka humbur 30 milionë euro… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Kor 9th, 2018

Deputetja e PD: Vetëm nga futja e parasë së zezë, vendi ka humbur 30 milionë euro…

Deputetja e PD-së,  Fatbardha Kadiu,  theksoi se qarkullimi i parasë së zezë sjell menjëherë efekte, jo pas disa kohësh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadiu shprehet se “ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj tha në një konferencë për shtyp se brenda 6 muajve buxheti i shtetit, për shkak të zhvlerësimit të euros ka humbur 3.6 miliard lekë.

Dhe ndaj qeverisë i duhet të marr një borxh 500 milion euro që të maturojë dhe borxhet e mëparshme.

A e dini sa janë këto 3.6 miliardë lekë?! 29 milion euro, aq sa duhen për godinën e Teatrit Kombëtar. 30 milionë i ka humbur vendi vetëm nga futja e madhe e euros së zezë.  Në këto kushte jemi në një situatë që më mirë pranojmë borxhin se sa zhdukjen e një pasurie kombëtare.”

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of